Futbollisti i Atletiko Bilbao, Jeraj Alvarez, është ndër ata lojtarë që e meritojnë plotësisht të quhen luftëtarë të vërtetë. 24-vjeçari ia ka dalë të fitojë dy herë betejën me kancerin dhe tani është kthyer në një lojtar kyç të mbrojtjes së Atletik Bilbaos.
Klubi bask e ka mbështetur gjithmonë qendërmbrojtësin gjatë betejës me sëmundjen e rëndë. Në moshën 21-vjeçare Jeraj u diagnostikua me kancer në testikuj. Doktorët besuan se e kapën në sëmundjen në një gjendje të pazhvilluar dhe Alvarez u kthye në fushë një muaj më pas, por diagnoza ishte e gabuar.
Sëmundja u shfaq sërish dhe shumë e përkeqësuar. Pas gjashtë muajsh trajtimesh të vazhdueshme, Alvarez fiton betejën e dytë dhe ia del të rikthehet përsëri në skuadër. Së fundmi drejtuesit e Atletik Bilbaos i kanë plotësuar një ëndërr duke i siguruar një kontratë me kohëzgjatje 7-vjeçare, e gjitha kjo falë punës dhe vetëbesimit.
? Renovación de @yerayalvarez4 hasta ? 2026
¡Para nosotros sí que es un orgullo seguir contando contigo? !#AthleticClub #Yeray2026 pic.twitter.com/0boxXCEukP
— Athletic Club (@AthleticClub) July 18, 2019