Endri Çekiçi po kalon një moment të mirë te skuadra e Olimpija Ljubljanës. Sulmuesi shqiptar e nisi titullar takimin e sotëm në Europa League përballë RFS-së, takim ku skuadra e tij përmbysi humbjen 2-3 në shtëpi e duke fituar 2-0.
Ka qenë pikërisht Çekiçi ai që zhbllokoi shifrat në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke kaluar Olimpijan në avantazh dhe duke ia bërë kualifikimin më të lehtë. Ekipit sloven i duhej dhe një gol që të kualifikohej, gol që erdhi në sekondat e fundit të sfidës. Menalo shënon në 90+2’ dhe Olimpija e Çekiçit bën mrekullinë, duke u kualifikuar në raundin tjetër të Europa League.
UEFA Europa League, kualifikuese
RFS – Olimpija 0-2 (3-2)
Çekiçi 45+1’, Menalo 90+2′