Xhixhi Bufon vendosi t’i japë fund aventurës me PSG-në dhe u rikthye te Juventusi i tij. “Veterani” i ditëlindjes 1978 nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Fitimi i Champions Ligës është ëndrra e madhe dhe Bufon shpreson e beson që diçka e tillë të ndodhë këtë sezon.
Shumë kilometra më larg, një tjetër 41-vjeçar është transferuar tek ekipi i ri. Flasim për Shunsuke Nakamurën, fantazistin e njohur japonez. Ai u bë i famshëm te Rexhina në Serie A e më pas te Sëlltiku. Bashkë me Hidetoshi Nakata, janë dy nga më të mëdhenjtë e futbollit japonez.
Organizatori, i cili kishte specialitet goditjet e dënimit, ishte pjesë e Jubilo Iwata dy sezonet e fundit, ndërsa sot ka firmosur me Yokohama FC, ekip që garon në divizionin e dytë. Objektivi është rikthimi në elitë, ndërsa Nakamura as që ka ndërmend të ndalet.
#???? ?????FC???????
????????10???????????????????????????????????????????????????J1??????????????
????No.46????????#yokohamafc #??FC #magicallefty pic.twitter.com/UGveAeAUgR— ??FC???? (@yokohama_fc) July 11, 2019