Eder Militao është goditja e Florentino Perez për repartin e mbrojtjes. 21-vjeçari brazilian, i cili aktivizohet edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, do të rivalizojë me Sergio Ramos dhe Rafael Varan për një post titullari.
Sot ka qenë dita e prezantimit të tij. Lojtari i ardhur nga Porto për shumën e 50 milionë eurove firmosi një kontratë 6-vjeçare me Realin dhe zgjodhi këto fjalë përpara tifozëve të rinj.
“Kemi një skuadër të madhe dhe një grup fantastik, të cilit i shtohet sot një nga mbrojtësit më të mëdhenj në botë. Mirë se vjen Eder Militao”, tha Florentino Perez përpara se ta merrte fjalën lojtari i kombëtares braziliane.
“Kam dashur të luaj me klubin më të mirë në botë që kur isha fëmijë. Falënderoj presidentin dhe shokët e skuadrës. Do të jap shpirtin në fushën e blertë dhe tifozëve ju them që do të shihni një lojtar shumë kompetitiv dhe të fortë. Shpresoj të shijojmë një sezon fantastik dhe dua të bëhem pjesë e historisë së Realit.
Nuk kam vendosur akoma për numrin dhe nuk kam biseduar nga afër me trajnerin Zidan, por do e bëj së shpejti. Hala Madrid”, tha Militao, prezantimit i të cilit u mbyll përpara kohe. “Jam pak i trullosur dhe po largohem”, tha mbrojtësi 21-vjeçar, i cili ndërpreu prononcimin e tij dhe u largua nga salla e konferencës për shtyp.
? Militao se marea y su presentación tiene que acabar antes de lo previsto.
? #Golazo pic.twitter.com/6pJa73fBEY
— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) July 10, 2019