Lushkja vendos për të ardhmen, largohet Toro

Laçi kë bërë një lëvizje në merkato. Kurbinasit i kanë ofruar një marrëveshje të re mesfushorit Regi Lushkja, i cili ka nënshkruar për dy vitet e ardhshme. Kështu, bardhezinjtë blindojnë një prej titullarëve të sezoneve të fundit.

Lushkja është pjesë e Laçit që prej 3.5 vitesh, kur la skuadrën e Besës dhe provoi të luante në Superiore. Në fillim nuk pati shumë hapësira, duke luajtur vetëm shtatë ndeshje, por në tre sezonet pasardhëse u aktivizua në më shumë se 30 takime për kampionat, duke shënuar edhe 8 gola.

https://www.instagram.com/p/BzibqABAwNI/?utm_source=ig_web_copy_link

TORO – Mbrojtësi i afruar në verë, Sebastian Toro, nuk u bashkua me Laçin gjatë përgatitjeve të verës. Ai pati një dëmtim dhe e mbylli sezonin para kohe, ndërkohë që kishte edhe një vit kontratë me bardhezinjtë.

Palët sa duket e kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe Toro falënderon përmes llogarisë së tij në Instagram: “Faleminderit Laçi për sezonin e mirë, faleminderit shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit. Ju uroj shumë suksese”.

LËVIZJET E LAÇIT NË MERKATON E VERËS
AFRIME: Kirian Nuabueze (Drita), Aleksandar Ignjatoviç (Sloboda Tuzla), Rudolf Turkaj (Iliria), Renato Spahiu (Kronos Argyradon), Aleksandros Zaimi (Apollon Larisa), Teldiano Zhunior – Teko (Treze), Julian Shehu (Kastrioti);

LARGIME: Malik Mane (Atyrai), Bojan Najdenov, Ivan Galiç, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj (përfundim huazimi-Lokomotiva Zagreb), Denis Pjeshka, Klaudio Çema, Antoni Okpotu (Difaa El Jadida), Sebastian Toro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *