Ngo sërish bardheblu, e thotë me mesazh të “koduar”

Majkëll Ngo e mbylli sezonin e shkuar me dhjetë gola të shënuar, katër në kampionat dhe gjashtë në Kupë. Sulmuesi anglez momentalisht ndodhet në vendlindje, ndërkohë që prej ditësh Tirana i ka dërguar kontratën për ta firmosur.

Ofertat për shtatlartin nuk kanë munguar, por qëndrimi në kryeqytetin shqiptar e “josh”. Qëndrimin e tij te Tirana ai e konfirmon në njëfarë mënyre edhe përmes një postimi të bërë dy ditë më parë në Instagram.

Ngo ka postuar një foto të mikut të tij, këngëtarit të njohur Stresi, teksa mes të tjerash i thotë që shihemi së shpejti. Sa duket te Tirana çështja e sulmit është zgjidhur dhe tashmë do të punohet për të afruar edhe një tjetër mbrojtës qendre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *