Kristof Piatek është i vetmi sulmues i konfirmuar i Milanit. Polaku nuk preket, ndërsa e ardhmja e Patrik Kutrones dhe Andre Silvës është në dyshim.
Italiani nuk është më i pashitshëm dhe mjaftojnë 25 milionë euro për ta blerë 21-vjeçarin. E njëjta situatë edhe për portugezin. Karakteristikat e Andre Silvës i pëlqejnë trajnerit Xhamapolo, por një ofertë e mirë financiare do e largonte atë nga Milano.
Në një situatë të tillë, ka dalë në skenë një emër i ri për sulmin e Milanit. Mariano Diaz pëlqehet shumë nga kuqezinjtë. 25-vjeçari i Real Madrid i ka hapësirat e mbyllura dhe po kërkon një ekip të ri për të luajtur rregullisht.
Sulmuesi nga Republika Dominikane e sheh me sy të mirë transferimin në Milanon kuqezi, ndërsa Maldinit i duhet të gjejë akordin me Florentino Perez. Nga ana tjetër, Marko Xhampaolo do të formonte një repart të bukur me Piatek-Diaz dhe Lukas Paketën që i mbështet nga mbrapa.