Lokomotiva e Zagrebit ka një raport të shkëlqyer me futbollistët shqiptarë. Skuadra nga kryeqyteti i Kroacisë prej disa vitesh ka vënë në fokusin e saj akademitë e klubeve shqiptare prej të cilave ka marrë një numër të lartë të rinjsh premtues.
Në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme formacioni i parë i Lokomotivës kishte në të katër shqiptarë. Indrit Tuci, Jon Mersinaj, Enis Cokaj dhe Albion Marku ishin kuqezinjtë që veshën ditën e sotme fanellën e klubit kroat.
Krahas katërshes së lart përmendu, pjesë e Lokomotivës janë dhe dy futbollistë me emër si Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni, ndërsa pjesë e akademisë së klubit është edhe sulmuesi Arbër Mehmetllari. Pra, plot 7 shqiptarë në kontigjentin e klubit, shifër kjo që s’ka të dytë në rajon.