Bajern Mynih prezantoi gjatë ditës së djeshme Benxhamin Pavard. Mbrojtësi francez do të vijojë karrierën në Bavari, ndërsa drejtuesit e klubit gjerman po përgatisin goditjen e radhës.
“Corriere dello Sport” raporton se kanë nisur negociatat për Zhoao Kanselon. Portugezi është pranë largimit nga Juventusi dhe për të ka konkurrencë me Mançester Sitin.
Rekordmenët gjermanë kanë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për kartonin e 25-vjeçarit luzitan. Bajerni ka kontaktuar edhe agjentin e anësorit të djathtë dhe për momentin është në avantazh me kampionët e Anglisë.