Dinastia Thuram vazhdon, firmos djali i dytë i kampionit të botës

Djali i dytë i Liliam Turam është zyrtarisht një futbollist profesionist. Kefren Turam është lojtari i ri i skuadrës së Nisës në Francë. 18-vjeçari deri tani ishte pjesë e Monakos, skuadër me të cilën nuk e pa të arsyeshme të vazhdonte karrierën e tij. Kontrata me ekipin monegask mbaron më 1 korrik, ditën kur do firmosë kontratën e re me Nisën.

THURAM ULIEN Kephren

I riu aktivizohet si mesfushor dhe pritet të jetë një lojtar mjaft i vlefshëm për ekipin e tij të ri. Sipas klubit francez për të interesoheshin një sërë skuadrash të mëdha evropiane. Nise ishte zgjedhja e tij, për arsye se do të ketë më shumë hapësira. Kuqezinjtë njihen si një klub, ku i jepet shumë mundësi të rinjve.

Kështu Kefren vazhdon të trashëgojë profesionin e të atit bashkë me vëllain e tij. Ky i fundit, Markus Turam aktivizohet me Ginkamp po në Francë. 21-vjeçari aktivizohet si sulmues. Arrin të mbulojë të treja pozicionet e ofensivës dhe është një lojtar shumë i fortë ne ajër. Është pjesë e kombëtares U21
franceze. Shpresojmë t’i ngjajnë babait!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *