Sarajevo “shuplakë” Partizanit, debutim i hidhur për Lerdën

Partizani ka pësuar një humbje të thellë në testin e parë miqësor ndaj Sarajevos. Në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Slloveni, skuadra e drejtuar nga Franko Lerda u mund me rezultatin 5 – 1 nga kampionët e Bosnjës.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 4 – 0, ndërsa në të dytën boshnjakët shënuan shënuan vetëm një gol në portën e të kuqve. Golin e nderit për Partizanin e shënoi sulmuesi ganez Emanuel Mensah në minutën 75-të.

 Formacioni titullar Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Trashi, Mala, Telushi, Hila, Çinari, Kordeiro, Asani

Partizani  1 – 5 Sarajevo 
Shënues: Mensah 75′ / Tatar 7’, 45’, Ahmetoviç  39’, Shishiç 45+1’, Mustafoviç 88′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *