Kupa e Kombeve s’mund të fillonte më keq për Nigerinë. Ditën e sotme sulmuesi Samuel Kalu ka pësuar një infarkt gjatë seancës stërvitore. Lojtari i Bordosë është shoqëruar në spital ku po merr ndihmë të specializuar miqësore.
Kombëtarja nigeriane ndodhet në Aleksandri në kuadër të Kupës së Kombeve, që këtë vit zhvillohet në Egjipt. Për momentin federata nigeriane nuk ka dalë një komunikatë në lidhje për rastin në fjalë.
21-vjeçari Kalu aktivizohet si sulmues krahu. Talenti nigerian u transferua te Bordoja një vit më parë, pasi francezët paguan 9 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga belgët e Gent.