Gjermania U21 dhe Serbia U21 u përballën dje kundër njëra-tjetrës, sfidë e vlefshme për Euro 2021 për 21-vjeçarët. “Pancerat” gjermanë triumfuan bindshëm 5-1 përballë ballkansve, të cilët u eliminuan. Kur rezultati ishte 5-0 në favor të Gjermanisë, mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi, Ardian Ismajli, ka publikuar një foto në Instagramin e tij zyrtar.
Mbrojtësi ka qenë duke e ndjekur këtë takim dhe nuk ngurroi të publikojë foton e sfidës me rezultatin 5-0, duke vendosur dhe disa emoji ku shpreh lumturinë e tij. Ismajli ose është tifozi më i flaktë i Gjermanisë, ose e ka lumturuar humbja e thellë e Serbisë, por sido që të jetë, ai nuk ngurooi të shprehë lumturinë e tij në rrjetet sociale.