Danimarka U21 ka marrë një fitore përballë bashkëmoshatarëve të Austrisë, duke triumfuar 3-1. Kjo sfidë ishte e vlefshme për grupin B në Euro 2021 për 21-vjeçarët dhe situata në këtë grup është lëkundur disi.
Përveç Serbisë që nuk numëron asnjë pikë dhe ndodhet në vend të fundit, Gjermania, Austria dhe Danimarka kanë nga 3 pikë, prandaj fitorja e “Pancerave” sot në mbrëmje përballë Serbisë shihet si detyrim. 21-vjeçarët gjermanë shihen si favoritë përballë ballkanasve dhe pas fitores së Danimarkës, shanset e tyre për një triumf përballë Serbisë, janë shtuar tepër.
Euro 2021, U21
Danimarkë – Austri 3-1
Maehle 33’ 77’, Olsen 90+3’ / Lienhart 47’