Klubi i futbollit Prishtina ka pritur sot një vizitor shumë të veçantë. Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Lotar Mateus, ka vizituar sot ambientet e klubit kryeqytas, si dhe është takuar me bordin drejtues dhe stafin teknik.
Kjo vizitë është përcjellë me foto të shumta të publikuara nga faqja zyrtare e Prishtinës. Mësohet se Mateus, së bashku me drejtuesit e klubit Prishtina, kanë diskutuar për zhvillimet në insfrastrukturë në të ardhmen.
“FC Prishtina pati nderin të mirëpres ish-kampionin e botës me Gjermaninë dhe kapitenin e saj, Lothar Matthaus. Legjenda e futbollit gjerman u takua me zyrtar të klubit së bashku edhe me fëmijët e Shkollës së futbollit FC Prishtina. Përveç futbollit, u bisedua, dhe ish-futbollisti i Inter dhe Bayern Munih, u njoftua për projektet sportive të infrastrukturës të klubit më të madh në vend”.