Fiorin Durmishaj është larguar nga skuadra e Panionios dhe ka nënshkruar për gjigantin grek, Olimpiakos. Sulmuesi i lindur në Tiranë bëri një sezon shumë pozitiv me Panionos, ku në 27 ndeshje në kampionat, shënoi 6 gola.
Paraqitjet e tij kanë bërë që Olimpiakos të sigurojë kartonin e tij, duke e parë si lojtarin e duhur për të ardhmen. 22-vjeëari ka luajtur për Shqipërinë U21 disa takime, por zgjodhi kombëtaren e e Greqisë për të përfaqësuar, duke u grumbulluar tre herë, por duke mos luajtur asnjë minutë.