Korabi mendon për të ardhmen, rinovon me dy talentet

Skuadra e Korabit synon të ndërtojë një grup të fortë për sezonin e ardhshëm dhe përveç disa afrimeve cilësorë në grup, kanë njoftuar dhe rinovimin me dy futbollistë. I pari është Geraldo Hysi, mesfushori 20-vjeçar i cili bëri një sezon të mirë. Hysi është prej dy vitesh pjesë e Korabit dhe ka rinovuar dhe për tre sezone të tjera. Mesfushori do të jetë pjesë e dibranëve deri në vitin 2022.

Edhe mbrojtësi 21-vjeçar, Bekim Dida, ka rinovuar me skuadrën e Korabit. Shtatlarti i prapavijës mbylli sezonin e dytë me Korabin dhe ka rinovuar edhe për tre vite të tjera, duke i përkushtuar të ardhmen e tij klubit dibran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *