Jyrgen Klop dëshiron të formojë një mur të pakalueshëm në mbrojtje. Kampionët e Europës po kërkojnë një mbrojtës për ta vendosur të krah të Van Dijk. Preferenca e madhe është Kalidu Kulibali.
Senegalezi i Napolit është ndër qendrat më të mira në botë. Drejtuesit e Liverpulit kanë nisur kontaktet me Fali Ramadanin, agjentin shqiptar të 27-vjeçarit.
Për Kulibali interesohen edhe Juventusi, Real Madrid dhe Mançester Junajtid. Ankandi për të nis nga shuma 110-120 milionë euro. Liverpuli po synon të bindë lojtarin nëpërmjet agjentit të tij dhe më pas mund të formojë dyshen më të fortë në botë në qendrën e mbrojtjes.