“Tradhtia” zyrtarizohet, Batha rikthehet si bardheblu

Gjithçka është zyrtare dhe Idriz Batha është zyrtarizuar pak momente më parë si afrimi më i ri i Tiranës. Një merkato mjaft aktive e bardhebluve deri tani, të cilët kanë firmosur edhe me Agustin Torasan dhe Elton Kalen.

Batha rikthehet te Tirana pas shumë vitesh, teksa kujtojmë ka qenë pjesë e moshave të bardhebluve në të shkuarën. Gjithsesi, ai u bë i njohur me Partizanin dhe ishte një ndër benjaminët e tifozerisë së kuqe, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Tirana është shndërruar në “vlonjate” më shumë se kurrë, me bardheblutë që kanë afruar tre lojtarë deri tani, të tre pjesë e Flamurtarit sezonin e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *