Disa lojtarë kyç të formacionit janë larguar nga Atletiko Madrid, por drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të “dorëzohen”. Paratë nuk mungojnë dhe trajneri Simeone po monitoron situatën për të kryer lëvizjet e duhura.
Objektivi i fundit quhet Bruno Fernandez. Kapiteni i Sporting Lisbonës, i cili luan në rolin e fantazistit, kërkohet me insistim nga dy klubet e Mançesterit. Gara mes tyre është e fortë, por Atletiko kërkon t’i prishë planet e anglezëve.
Sipas raportimeve të mediave portugeze, “Colchoneros” kanë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për Sportingun. Simeone e pëlqen shumë 24-vjeçarin portugez, i cili do të ishte një përforcim perfekt për ndërtimin e lojës dhe ofensivën e Atletikos.