Vëmendjen mediatike e kanë marrë emra si Frenki De Jong dhe Matijs De Ligt, por Ajaksi ka lojtarë të talentuar në çdo repart. Një prej tyre është edhe Hakim Zijesh.
Marokeni është një “xhol”, të cilin mund ta aktivizohesh në çdo rol të repartit ofensiv. 26-vjeçari bën mirë mesfushorin, atë ofensiv, sulmuesin e krahut të djathtë dhe sulmuesin e dytë.
Shumë oferta kanë mbërritur te kampionët e Holandës për kartonin e Zijesh. Interi është një prej klubeve të interesuara, ndërsa “Harkëtarët” kanë vendosur çmimin.
Kush do Zijesh, duhet të paguajë të paktën 35 milionë euro. Kaq është kërkesa minimale e Ajaksit sipas raportimeve të “Telegraf”, pavarësisht se klubi i njohur dëshiron ta mbajë lojtarin në ekip edhe për vitin tjetër.