Tjetër goditje e Real Madrid në merkato. “Los Blancos”, të cilët po mendojnë edhe për të ardhmen, kanë arritur akordin me një nga talentët më të mëdhenj të futbollit aziatik.
Takefusa Kubo është 18 vjeç, luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe cilësohet si “Mesi i Japonisë”. Me datë 9 qershor erdhi edhe debutimi me kombëtaren e “Samurajit”.
Djaloshi i talentuar do të luajë sezonin e ardhshëm me ekipin e dytë të Realit për të krijuar eksperiencë dhe për t’u përshtatur me futbollin europian, konkretisht atë iberik.
Gjysmën e parë të sezonit të kaluar Kubo u aktivizua me Jokohama F.M, ndërsa në janar u rikthye te FC Tokio. Tani është gati për t’u transferuar në një prej klubeve më të mëdha në botë dhe për t’i treguar botës se edhe japonezet dinë ta luajnë mirë e bukur futbollin.