“Xheko do të largohet nga Roma, ja çfarë më tha në kombëtare”

Edin Xheko do të largohet nga Roma pas 3.5 viteve të kaluara në kryeqytetin italian. Sulmuesit 33-vjeçar i përfundon kontrata me verdhekuqtë verën e ardhshme, ndërsa për të interesohet prej kohësh Interi.

Robert Prosineçki, i cili mban rolin e trajnerit të Bosnje Hercegovinës, ka zbuluar të ardhmen e bomberit në prononcimin e dhënë për “CalcioNapoli24 Live”.

Kroati konfirmon largimin e Xhekos nga Roma. Emrin e klubit të ardhshëm nuk e zbulon, por nga fjalët e tij kuptohet që ai do të jetë Interi i Kontes.

Kam biseduar me Miralem Pjaniç dhe Edin Xhekon. I pari më shprehu se është i lumtur te Juventusi, ndërsa i dyti më se do të largohet, por jo nga kampionati italian”, shprehet trajneri i kombëtares boshnjake.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *