“I mërzitur që largohem nga Milani, Gatuzo? Nuk kuptoheshim fare!”

Timue Bakajoko ishte një ndër transferimet e bujshme të Milanit sezonin e shkuar, me francezin që erdhi në huazim me të drejtë blerje nga Çelsi.

Gjithsesi, fillimisht mesfushori nuk ishte aspak protagonist në “San Siro”. U desh të vinte pjesa e dytë e sezonit, aty ku Bakajoko shpërtheu dhe u shndërrua në një lojtar thelbësor. Sidoqoftë ishin problemet disiplinore që e prishën marrëdhënien e Bakajokos me trajnerin Gatuzo dhe me drejtuesit e Milanit.

Pikërisht tashmë që sezoni është mbyllur dhe Bakajoko nuk do të blihet përfundimisht nga Milani, 24-vjeçari ka folur për “L’Equipe”, ku ka rrëfyer se ndihet i mërzitur që largohet, por pranon se në Itali ka kaluar disa momente të vështira.

“Përjetova disa momente të vështira te Milani, sidomos në fillim. Jam i mërzitur që largohem, por kështu e ka jeta. Gatuzo? Kishim një marrëdhënie të vështirë, nuk e kuptonim njëri-tjetrin. Nuk dua të flas për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *