Ka përfunduar shorti i fazës paraeleminatore të UEFA Champions League, ku kampioni i Kosovës, Ferronikeli, ka mësuar kundërshtarin që do të përballet.
Shorti i ka rezervuar një përballje me kampionët e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps. Ndeshja do të luhet në 25 qershor, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër përballen Santa Koloma kundër Tre Penes.
Të gjitha takimet do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, ku dy gjysmëfinalet luhen me 25 qershor dhe finalje e madhe me 28 qershor.