Brazili zhvilloi një miqësore pas mesnate ndaj Katarit, me ekipin e Tites që triumfoi me shifrat 2-0. Riçarlison dhe Gabriel Zhesus ishin autorët e golave, të cilët shënuan që në pjesën e parë, duke mbyllur gjithçka.
Gjithsesi, lajmi më i madh i sfidës ishte dëmtimi i Nejmar, i cili la fushën mes dhimbjeve në minutën e 20-të. Të gjithë nisën lutjet për yllin e tyre që ky dëmtim të mos ishte serioz, por gjithçka u zyrtarizu shpejt, me federatën braziliane që komunikoi lajmin tronditës.
OFFICIAL: Brazil’s Neymar will miss this summer’s Copa America through injury. #PSG https://t.co/ubzG0Z0JZ0
— Jonathan Johnson (@Jon_LeGossip) June 6, 2019
Nejmar humbet “Copa America”. Sulmuesi nuk do të jetë pjesë e turnet si pasojë e dëmtimit që mori në ndeshjen e fundit. Tashmë, Tite duhet t’i bëjë llogaritë pa yllin kryesor.