“Po kaloj ditët e fundit këtu”, tjetër largim nga Atletiko Madrid

Atletiko e Madridit po përgatitet për një revolucion të vërtetë në verë. Diego Godin dhe Antuan Grizman kanë vendosur të largohen nga ekipi, por nuk janë të vetmit.

Edhe Huanfran ka vendosur t’i japë fund aventurës “colchoneros”. “Këto janë ditët e mia të fundit këtu. Kam kaluar vite dhe momente shumë të bukura”, është shprehur mbrojtësi i djathtë.

34-vjeçari luan prej vitit 2019 me Atletiko Madrid dhe gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar 355 ndeshje me ekipin e Simeones. Huanfran ka fituar një titull, një Kupë Mbreti, një Superkupë Spanje, dy Liga Europe dhe një Superkupë Europë me Atletikon.

Pengu i madh mbetet mungesa e fitimit të Champions Ligës, pasi Haunfran me shokë kanë arritur dy herë në finale dhe në të dy rastet janë mposhtur përballë “armiqve” të Realit. Klubi po mendon për zëvendësuesin e tij dhe kandidati kryesor është Kieran Tripier.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *