E bujshme: Tërbohet Real Betis, 4.5 milionë € për një shqiptar

Vedat Muriqi është në qendër të vëmendjes. Ky sezon ka qenë i çmendur për të me Rizesporin dhe tashmë po gëzon frytet e punës së tij. Sulmuesi nga Prizreni raportohet se së fundmi ka marrë një ofertë nga Spanja dhe zor se Fenerbahçe do ta transferojë atë këtë verë.

Ajo që raporton “Fotomac” është se për Muriqin së fundmi është shfaqur Real Betis dhe ofron jo pak, por 4.5 milionë euro për shërbimet e futbollistit të përfaqësueses dardane. Një shumë mjaft e madhe, që në fakt nuk mund të refuzohet nga Rizespori. Sigurisht nëse oferta do të mbërrijë në zyrat e klubit turk.

Më parë emri i Muriqit është lidhur edhe me një kalim të mundshëm në Francë, te skuadra e Tuluzës. Karriera e sulmuesit duket si një përrallë, duke ditur që nga Liria e Prizrenit kaloi te Teuta në Shqipëri në janarin e vitit 2013.

18 muaj në Superiore, 21 ndeshje në total me fanellën e durrsakëve dhe Besës. 18 prej ndeshjeve i nisi nga minuta e parë dhe shënoi 5 gola në total. Në moshë të re pranoi ofertën e Giresunspor në Turqi dhe aty nisi “fluturimi” për Muriqin.

Me 17 gola të shënuar në ligën e dytë turke ai bindi Gençlerbirligi të paguante 500 mijë euro për kartonin e tij. Në fillin nuk ishte e lehtë për të në Superligën turke, kurse sivjet shirat e Muriqit janë super. Plot 16 gola të realizuar dhe 7 asiste e kanë bërë atë ndër më të kërkuarit në Turqi.

Muriqi kur luante në Superiore me Besën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online