Idriz Batha mund të kishte provuar të luante në Greqi këtë sezon, por Larisa gjeti mënyrën për të ndërprerë kontratën për shkak të një shqiponje të bërë vite më parë nga mesfushori. Në fakt arsyeja e vërtetë ishte paga, pasi pak më vonë Suad Sahiti, një tjetër shqiptar, iu bashkua skuadrës greke.
Batha më pas dëgjoi propozime të tjera dhe zgjodhi t’i bashkohej Flamurtarit. Një sezon i mirë në aspektin personal, teksa ka rritur të shënojë katër gola. Mesfushori e ka mbyllur sezonin me Flamurtarin, pasi me Laçin mori kartonin e 12-të të verdhë (rekord për Bathën) dhe nuk mund të luajë kundër Tiranës.
Batha tani mendon për të ardhmen. Fillimisht duhet të marrë atë që i takon nga Flamurtari. Janë miliona lekë paga të prapambetura, që shpresohet të merren pa dashur të shkohet në gjyq. Nga ana tjetër mesfushori pret të vendosë edhe të ardhmen.
Vazhdimi i bashkëpunimit me Flamurtarin duket i pamundur, ndërkohë që janë disa ekipet që kanë shprehur interesim për Bathën. Tirana është një nga klubet e lakuara, por duhet pritur përfundimi i sezonit për të parë se ku do të transferohet gjirokastriti.