Ndeshjet Play-off: “Ethe” në dy kategori, rikthehet Shkumbini-Veleçiku!

Kampionatet në Kategorinë e Parë dhe të Dytë i mbyllën ndeshjet e kalendarit 2018-2019, por për disa skuadra ka mbetur edhe një 90-minutësh për të përcaktuar sezonin. Kështu, dy skuadrat e parafundit në të dy grupet në Kategorinë e Parë, Veleçiku dhe Elbasani ende nuk i kanë mbyllur llogaritë e sezonit. Formula e kësaj kategorie i detyron të tregojnë se sa forcë kanë në fund ndaj rivalëve më inferiorë.

Veleçikun e përball me Shkumbinin, skuadrën e vendit të dytë në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Një çift që prodhoi tension edhe në sezonin e kaluar, me koplikasit që fituan dhe u ngjitën në Kategorinë e Parë. Kjo është prova e dytë mes tyre në harkun e një sezoni.

Elbasani, i renditur në vendin e parafundit në zonën Play-out, do të duhet të tregojë se e meriton të qëndrojë në Parën. Përballë do të ketë Luzi 2008, që me këtë ndeshje kërkon të shkruajë historinë e saj. Dy ekipet humbëse do të kenë edhe një shans të dytë, duke u përballur mes tyre.

AGRON KAJA

NDESHJET PLAY-OFF
Elbasani-Luzi 2008
Veleçiku-Shkumbini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *