Andrea Pirlo është një ndër legjendat e mesfushës italiane, teksa ka luajtur me ekipet më të mëdha në Itali. Milan, Inter dhe Juventus. Pikërisht për këta të fundit, Pirlo ka folur për mikrofonin e “Sky Sport”, ku ka sygjeruar blerjen e Iskos për bardhezinjtë.
Sipas ish-mesfushorit, blerja e Iskos do të ishte çelsi për të mbërritur te trofeu i Champions League. Pirlo shton se mesfusha është reparti ku Juventusi çalon dhe se duhet përmirësuar me çdo kusht.
“Sipas mendimit tim duhet një lojtar si Isko. Jemi në një tjetër nivel, por duhet të fitohet Champions League. Mesfusha është reparti që çalon dhe duhet të përmirësohet. Ndoshta tani kuptohet më shumë që mungon kualiteti, pasi topi nuk po shkon te Ronaldo. Mesfushorët janë të nevojshëm për të shkuar deri në fund të Championsit.”