VIDEO | “Vetëvrasje” e Ajntrahtit, një nigerian i shuan ëndrrën Champions

Ajntrahti i Frankfurtit ka hedhur në erë sezonin brenda tre ditësh. Nëse përballë Çelsit zhvilloi një ndeshje të madhe dhe humbi finalen e madhe të Ligës së Europës për shkak të penalltive, sot ishte hija e vetvetes.

Ekipi surprizë i këtij sezoni u mposht në shtëpi nga Mainci me rezultatin 0-2. Miqtë nuk luanin për asgjë dhe befasuan ekipin nga Frankfurtit, që humbi shansin të ngjitej në vendin e katërt. Dy gola të shpejtë të shënuar nga nigeriani Ujah në fillimin e pjesës së dytë vendosën ndeshjen, ndërsa Joviç e Rebiç me shokë nuk ishin në ditën e tyre.

Ajntrahti renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë, një më pak se Gladbahu dhe Leverkuzen. Shanset për një vend në Champions janë minimale, pasi ndeshja e radhës është kundër Bajernit në Mynih.

Ajntraht Frankfurt-Mainc 0-2
(Ujah 53’, 57’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online