Mançester Siti ka shënuar edhe golin e katërt kundër Brajton, që shënoi i pari sot. Gjithsesi Aguero dhe Laporte arritën të përmbysnin gjithçka dhe tanimë kanë ardhur edhe du gola të tjerë. Riad Mahrez, kampion me Lester para dy vitesh, ishte protagonist i një goli mjaft të bukur nga jashtë zone.
Pas 63 minutave lojë, ndeshja ka shkuar në shifrat 1-3 ne favor të Sitit. Titulli kampion është disa minuta larg, pasi ishte Gyndogan ai që me një goditje dënimi realizoi edhe golin e katërt.