Ngo pa gjumë, motivon Tiranën nga… “Instagrami”

Derbi i kryeqytetit luhet sot, ndërkohë që sulmuesi anglez Majkëll Ngo mezi e pret këtë ndeshje. Emocionet e kishin kapur që një ditë para, teksa kur ora po shkonte 24:00, ai ka qenë online dhe nuk ka humbur mundësinë të postojë edhe një foto në “Instagram”.

Shtatlarti në ndeshjen e kaluar ishte shumë pranë golit në derbi, por nuk ia doli dot. Gjithsesi ai do të provojë t’ia dalë me sukses sot në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ngo është sulmuesi kryesor i Tiranës dhe pritshmëritë për të janë mjaft të larta. Në postimin e tij ai tregon se me sa padurim po e pret derbin dhe motivon skuadrën e tij me atë që shkruan në anglisht: “Let’s go, let’s go!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *