Trajneri i Atalantës, Xhian Piero Gasperini, ka folur për SkySport pas ndeshjes së fituar 2-1 përballë Xhenoas. Strategu 61-vjeçar foli për ndeshjen, momentin fantastik që skuadra e tij po kalon, si dhe për të ardhmen. Mes të tjerash, italiani tha:
“Tani, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Jemi në një moment të shkëlqyer, jemi në pozita që nuk e kishim menduar. Lojtarët po marrin përsipër përgjegjësi dhe e duan një vend në Champions. Nuk e nisëm mirë këtë takim, por në pjesën e dytë, lojtarët treguan dëshirë për të fituar.
E ardhmja ime? Po jetojmë një ëndërr këtu te Atalanta, dua ta shijoj. Nuk e kam menduar ende të ardhmen time. Nëse Atalanta arrin Champions League, finalen e Kupës së Italisë, ose ecën shumë në Europa League, pse duhet të largohem? Presidenti i di ambiciet e mia, do të diskutojmë sërish”, tha mes të tjerash Gasperini.