Champions, Gatuzo dhe drejtuesit: Skaroni predikon qetësi dhe besim

Tre ndeshje kanë mbetur deri në fund të kampionatit dhe Milani duhet t’i fitojë të gjitha, për të pritur më pas ndonjë frenim të Atalantës dhe Interit. Objektivi Champions është i domosdoshëm dhe Paolo Skaroni predikon qetësi dhe besim në këtë fazë të nxehtë.

Presidenti i “Djallit” ka mbetur i kënaqur nga reagimi i ekipit në fitoren 2-1 kundër Bolonjës dhe shpreson që të arrihet objektivi i madh. Kreu i klubit ka ndjesi të mira dhe konfirmon besimin kundrejt Gatuzos dhe drejtuesve të Milanit.

Të hënën mora sinjale pozitive nga skuadra, e cila vuajti, luftoi dhe qëndroi në ndeshje pavarësisht vështirësive. Jemi, tre pikë larg zonës Champions dhe kam besim e ndjesi të mira për këtë fazë finale të sezonit. Na presin ndeshje aspak të lehta, por klubi po punon me impenjim të madh për të siguruar rezultate maksimale. Si trajneri edhe drejtuesit tanë gëzojnë besimin tonë të madh”, përfundon presidenti i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *