UEFA nuk ka ndërmend të bëjë më lëshime për drejtuesit e PSG-së. Shpenzimet e çmendura të verës së 2017-ës kanë rënduar shumë bilancet financiare të parisienëve që tani duhet të forcohen për të qëndruar brenda rregullave të “Financial Fair-Play”.
Sipas së përditshmes franceze, “Le Parisien”, UEFA i ka bërë të ditur PSG-së se duhet të shesë të arkëtojë 60 milionë euro nga shitjet e lojtarëve deri më datë 30 qershor, në të kundërt ndaj klubit mund të merret një masë ekstreme si përjashtimi nga Champions League.
Megjithatë në Paris nuk ka vend për panik. Lista e shitjeve është bërë tashmë. Belgu Mënier është i pari në radhë për t’u larguar. Për mbrojtësin e krahut ka shfaqur interes Mançester Junajtid që pritet të paguajë rreth 30 milionë euro për shërbimet e Mënier. Emra të tjerë në listë janë ato të rinjve, Nkuku, Ueah, Nsoki dhe Diabi, lojtarë që së bashku pritet të arkëtojnë pjesën e mbetur të detyrimit.