Agjenti i Rashicës ndjek nga afër Prishtinën, zbulohet misioni sekret

Milot Rashica është një nga futbollistët shqiptarë më në formë për momentin. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës po shkëlqen me Verder Bremenin. Sulmuesi i krahut ka shënuar 11 gola këtë sezon me ekipin gjerman, ndërsa nuk mungojnë as 3 asiste të kthyer në gola nga shokët e tij.

22-vjeçari zhvilloi një ndeshje të madhe në mesjavë kundër Bajernit të Mynihut në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Ai dhuroi asistin e golit të parë, barazoi rezultatin me anë të një goli fantastik, por një penallti e “falur” kaloi gjigantin bavarez në finalen e madhe.

Altin Lala në stadiumin “Fadil Vokrri”

Rashica është zbuluar dhe ndihmuar shumë nga Altin Lala. Ish-mesfushori i njohur i kombëtares kuqezi është agjenti i tij. Lala ka qenë ditën e djeshme në kryeqytetin dardan për të ndjekur sfidën Prishtina-Drenica.

Sipas “Gazetës Express”, agjenti ka përfituar për të parë ndonjë talent tjetër. Asnjë emër në sfond, por mirditori ka vështruar nga afër fitoren e Prishtinës, që triumfoi falë golave të Armend Thaçit dhe Mario Morinës në pjesën e parë, ndërsa Osman Meziu shkurtoi rezultatin për miqtë në pjesën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *