Deklarata e trajnerit të Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, se Mançester Siti përdor si taktike të vetën presingun konstant dhe faullet që në mesfushën kundërshtare, për të marrë sa më pak kartonë të verdhë, ka bezdisur jo pak trajnerin e Sitit, Pep Guardiola i cili në prag të derbit është munduar të evitojë polemikat, por r ka pasur një përgjigje.
“Nuk më pëlqen ajo që ka thënë. Nuk jam trajner i tillë, nuk u kërkoj kurrë lojtarëve që të tregohen hileqarë në fushë. Nuk e kuptoj, në çdo ndeshje ne kemi 65-70% zotërim topi, a është e mundur që ne të shkaktojmë aq shumë faulle?
“Që prej ditës së parë u kam kërkuar lojtarëve sulm dhe presing, por në mënyrë burrërore, jo me hile. Futbolli është sport kontakti, ka edhe faulle, por arbitri për atë punë është, vendos ai nëse duhet dhënë karton.
“A po ushtron Solskjaer presion mbi arbitrin? Nuk e di dhe nuk mund të flas për këtë temë, sepse nuk dua të pezullohem. E di që për arbitrat nuk lejohen komente.