Kastriot Dermaku ishte heroi i Kozencës në takimin e djeshëm ndaj Specias ku shënoi golin e vetëm të takimit. Në intervistën me transmetuesin “DAZN”, mbrojtësi shqiptar foli mbi bisedimet për rinovimin, por edhe shpresat për një rikthim në kombëtaren shqiptare.
KOMBËTARJA – “E dija që do ta kisha të vështirë të vazhdoja, pasi qendërmbrojtës të tjerë u rikthyer. Pres një telefonatë, nëse do të më vijë do jem shumë i gëzuar”.
RINOVIMI – “Kemi biseduar gjatë javës për këtë gjë. Situata është disi e komplikuar. Kam pasur kontakte nga klube të tjera, por asgjë konkrete. Kontrata ime është drejt përfundimit, do të pres dhe pak”.
MBIJETESA – “Nuk e di çfarë kanë bërë të tjerët, por di që objektivi jonë ishte të kalonim 40 pikët dhe ia arritëm tri ndeshje para fundit. Goli ishte i rëndësishëm, hera e parë që shënoj në Serie B dhe kjo më gëzon”.