Në javën e 30-të të kampionatit portugez Benfika priste Maritimon dhe me shumë se kundërshtari, shqetësonte momenti psikologjik pas goditjes së fortë marrë në Europa League nga Aintrahti i Frankfurtit.
Reagimi ishte perfekt, sukses 6-0 pa asnjë sforcim. Dominim, 3 pikë dhe kryesim, edhe pse vetëm takimet direkte vendosin me Porton.
Spektakolar Zhoao Feliks, autor i një goli f a ntatik në minutën e tretë, por edhe një goli tjetër dhe një asisti. 13 gola e 7 asiste në kampionat, rendiment i pabesueshëm për 19-vjeçarin që e duan gjithë klubet e mëdhenj.