Serxhi Busekts është një ndër lojtarët ikonë të Barcelonës aktuale, me mesfushorin që është me klubin katalas që prej vitit 2005. Plot 14 vite në këtë klub për spanjollin, i cili duket se ka nisur të mendojë për një largim tashmë.
Në moshën 30-vjeçare, Buskets vijon të jetë pika kyçe e mesfushës së Barcelonës, por ardhja e Frenki De Jong sezonin e ardhshëm, si dhe rritja e brazilianit Artur, e bëjnë Buskets ta rimendojë pozicionin e tij.
Ai deklaron se nuk do që të jetë sekondar në ekip dhe se kur ta ndjejë që nuk mundet më, do të largohet. Gjithashtu, Buskets dha shenja edhe për destinacionin e ardhshëm, që me sa duket do të jetë SHBA.
“E kam thënë gjithmonë që nuk dua të kem një rol sekondar te Barcelona. Kur ta ndjej që ambicia ime po shuhet dhe nuk jam i aftë më, do të largohem duke ditur që dhashë gjithçka për këtë klub. Të ardhmen nuk mund ta parashikosh por më pëlqen shumë SHBA dhe futbolli atje po rritet shumë.”