“Dua të luaj në nivele të larta”, një sulmues për Milanin

Milani edhe në verë do kërkojë të bëjë përforcime të rëndësishme. Afrimi i Kristof Piatek bën që kushdo të mendojë se kuqezinjtë nuk duan sulmues tjetër, por në Spanjë mendojnë ndryshe dhe rikthejnë në skenë një pistë të vjetër merkatoje.

Radamel Falkao, sulmuesi kolumbian i Monakos, sipas AS lidhet sërish me një kalim te Milani në verë. Sulmuesi ka gjetur veten në Francë, ku aktivizohet prej tre vitesh. Në vitin e parë me klubin nga Principata ai u shpall kampion (2016-2017) dhe realizoi në kampionati 21 gola. Vjet ia doli të realizojë 18 herë, kurse këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës 12 herë në 23 ndeshje në Ligue 1.

Kontrata i përfundon në verën e vitit 2020 dhe Monako nuk i ka ofruar ende rinovimin. Shanset janë që ta shesin në përfundim të këtij sezoni, për të mos lejuar që Falkao të ikë një vit më pas me parametra zero. Mosha është një problem, në shkurt ka mbushur 33 vjeç, por sulmuesi po shënon.

Pak kohë më parë ai e ka bërë të qartë se dëshiron të vijojë të luajë në nivele të larta, qoftë te Monako, qoftë në ndonjë klub tjetër evropian: “ Tani dua vetëm të mbyll këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam edhe një vit kontratë dhe dua të luaj në nivele të larta, në Francë ose në ndonjë tjetër kampionat të madh në Europë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *