Boksierit amerikan Jarell Miller iu dha një mundësi e shkëlqyer për t’u përballur në ring me mbajtësin e 4 brezave kampion bote, Anthony Joshua. Krahas mundësisë për të qenë kampion bote, ku duel shoqërohej me një çek prej 6 milionë dollarësh për atletin e panjohur amerikan.
Fatkeqësisht Miller bëri një budallallëk duke përdorur substanca të ndaluara. Testet e bëra së fundmi kanë zbuluar se 30-vjeçari ka përdorur hormon rritjeje dhe një steroid për rritjen e kapacitet aerobik. Tani dueli midis të dyve është anuluar dhe Miller pritet të dënohet me minimumi 2 vite pezullim nga sporti.
Promotori i Joshua-s Eddie Hearn, u shpreh i shokuar nga lajmi, duke thënë: “Mund të konfirmoj se jam njoftuar për testin e dytë. Pas testit të parë i dhashë e fala pasi më tha se mund ta kishte marrë substancën pa dashje, ndër pas testit të dytë mund të them se është diçka e pështirë. Këto gjëra nuk kanë vend në botën e sportit”.