Ajaksi “plaçkitet”, Interi gati t’i marrë një nga xhevahirët

Nikolas Taljafiko është një ndër emrat më të spikatur tek Ajaksi. Mbrojtësi argjentinas ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha dhe lëvizjet e para kanë nisur. Interi ka shfaqur interes për 26-vjeçarin dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe agjenti i Taljafikos, Ricardo Schlieper.

Ky i fundit ka folur për mediat dhe ka deklaruar se klubi zikaltër është një destinacion tërheqës. “Interi dhe futboll italian janë gjithmonë një destinacion tërheqës për futbollistët argjentinas”, ka deklaruar Ricardo Schlieper.

Zikaltrit këtë verë pritet të bëjnë disa lëvizje në hyrje, pasi synohet të bëhet një përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat  e Europës, si dhe në Serie A sezonin e ardhshëm. Diferencat me Napolin dhe Juventusin ende janë të mëdha dhe duhet bërë diçka që skuadra të rritet në cilësi dhe të konkurrojë për titullin kampion. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *