Beteja mbijetese, Kategoria e Parë e gjitha në fushë

Faza e tretë e Kategorisë së Parë zhvillon sot javën e 22-të të kampionatit dhe veçohet se në kalendar dy skuadrat kryesuese të grupeve, Vllaznia  dhe Bylisi, janë pushim. Takimi Dinamo-Erzeni fillon në orën 15:00, kurse sfidat e tjera një orë më pas.

Në Grupin A pesëshja e parë luan për vendin e dytë. Korabi synon të mundë Besëlidhjen në Peshkopi, kurse blutë e Dinamos Erzenin Këto dy skuadra janë me pikë të barabarta në renditje. Në zonën Play-out veçohet sfida Shënkolli-Vora, dy skuadrat e fundit që janë vetëm 2 pikë larg mes tyre. Në Burrel matjanët presin Veleçikun, në një ndeshje që synohen pikët e sigurisë për mbijetesën.

Në Grupin B, Besa e Kavajës luan në transfertë me Orikun, një mundësi për t’iu afruar Bylisit që këtë javë është pushim. Ndërsa Lushnja-Egnatia mbetet sfidë revanshi për të dyja skuadrat. Në zonën Play-out, ndeshja Tomori-Turbina është shansi i beratasve për t’u larguar nga vendi i parafundit. Në Fier Apolonia dhe Pogradeci përballen në një sfidë prestigji për kreun në pesëshen e dytë.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – JAVA 22

Grupi A | Play-off
E shtunë, më 6 prill, ora 15:00
Dinamo-Erzeni
E shtunë, më 6 prill, ora 16:00
Korabi-Besëlidhja
Vllaznia pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, më 6 prill, ora 16:00
Burreli-Veleçiku
Shënkolli-Vora
Iliria pushim

GRUPI B | Play-off
E shtunë, më 6 prill, ora 16:00
Oriku-Besa
Lushnja-Egnatia
Bylis pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, më 6 prill, ora 16:00
Tomori-Turbina
Apolonia-Pogradeci
Elbasani pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *