Kryesuesit e IPKO Superligës, Feronikeli priti sot skuadrën e Ballkanit, sfidë e vlefshme për javën e 25-të. Edhe pse vendasit shiheshin si favoritë absolutë për të fituar, triumfi erdhi vetëm falë një autogoli të Jasharit në sekondat e fundit të takimit.
Feronikeli rikthehet kështu te fitorja pas barazimit javën e shkuar në transfertë kundër Flamurtarit dhe ngjitet në kuotën e 59 pikëve, pesë pikë më shumë se ndjekësit e Llapit.
IPKO Superliga, java 25
Feronikeli – Ballkani 1-0
Jashari (aut.) 90’