Klevis Dalipi, ish-trajneri i Partizanit, i cili tanimë drejton të rinjtë e të kuqve, si zakonisht ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus. Mes shumë ngjarjeve, ai ka komentuar edhe atë që ndodhi në ndeshjen Tirana-Laçi, teksa thekson se bardheblutë do ta ndjejnë shumë mungesën e Majkëll Ngo.
“Më shqetëson situata e Tiranës. Ajo që ndodhi ndaj Kastriotit dhe kjo ndaj Laçit lë shumë pasoja te bardheblutë. Ngo është lojtar i rëndësishëm dhe kjo do të ndihet jo pak tek ekipi, aq më tepër që do të luftojë fort për mbijetesë. Besoj se do t’i mungojë shumë Tiranës për vazhdimësinë”, shprehet mes të tjerash Dalipi.
Ai ndalet edhe te gjykimi i arbitrit Kridens Meta: “Unë e kam ndjekur takimin dhe nuk mendoj se brenda ka pasur veprime tendencioze të gjyqtarit. Tirana ka pasur shumë raste për shënim dhe për ta mbyllur takimin. Është e patolerueshme që nuk shënuan dhe e kërkojnë çdo gjë tek gjyqtari, duke u marrë me faktorin e jashtëm”.