Java e 20-të e Kategorisë së Dytë është planifikuar të luhet në këtë fundjavë. FSHF-ja ka programuar që Grupi A dhe Grupi B t’i luajnë të gjitha ndeshjet e kësaj jave ditën e diel në ora 15:00, përjashtuar takimin Tepelena-Termi që nuk luhet për shkak të tërheqjes së Termit nga kampionati.
Në Grupin A, nga skuadrat kryesuese vetëm Tërbuni luan në fushën e tij. Luzi 2008 luan në transfertë, kurse Partizani B është pushim. Në Pukë do të jetë Ada rivalja, ndërkohë që skuadra periferike kavajase luan me Kukësin B. Spartaku përballet në transfertë me Tiranën B. Edhe Gramshi, që hyn në grupin e kryesuesve, luan në fushën e tij me Klosin. Në Shkodër, Vllaznia B pret Internacionalin.
Në Grupin B, Shkumbini kryesues luan në transfertë në Këlcyrë, ndërsa Devolli pret në fushën e tij Delvinën. Maliqi dhe Albpetroli që ndjekin kryesuesit, në letër duket se kanë ndeshje të lehta, pasi në Maliq është Naftëtari udhëtues, ndërsa Albpetroli luan në Sarandë me Butrintin. Interesant është takimi Përmeti-Skrapari, ndërsa Gramozi i Ersekës pret në fushën e tij Memaliajn.
AGRON KAJA
KATEGORIA E DYTË – Java 20
GRUPI A
E diel, 7 prill 2019
Kukësi B-Luzi2008 15:00
Vllaznia B-Internacio 15:00
Tirana B-Spartaku 15:00
Tërbuni-Ada 15:00
Gramshi-Klosi 15:00
Partizani B e Sopoti pushim
GRUPI B
E diel, 7 prill 2019
Maliqi-Naftëtari 15:00
Këlcyra-Shkumbini 15:00
Devolli-Delvina 15:00
Përmeti-Skrapari 15:00
Butrinti-Albpetrol 15:00
Gramozi-Memaliaj 15:00
Tepelena pushim