Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, ka komentuar barazimin e bardhebluve ndaj Laçit. Në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, ish-mbrojtësi e cilësoi fëmijëror gabimin e lojtarëve të Tiranës në momentin e pësimit të golit, ndërsa e cilësoi korrekt gjykimin nga trupa e arbitrave.
“Unë jam dakord që ndeshjen ndaj Kastriotit mund të ketë ndikuar në rezultat arbitri, pasi dha një penallti, që veç penallti nuk ishte. Në ndeshjen ndaj Laçit, arbitri mu duk korrekt në lojë. Penalltinë e priti portieri i Laçit, jo arbitri. Gjithashtu, ai nuk nxori ndonjë karton të kuq. Çështja e minutave në kohën shtesë i takon interpretimit. Në fushë arbitri s’pati asnjë ndikim në rezultat, nuk ta ka fajin arbitrin se nuk shënon gol me penallti ose pëson gol në minutën e fundit””.
“Kur ka faj arbitri le ta themi që ka faj, siç ndodhi në ndeshjen ndaj Kastriotit. Tirana humbi dy pikë në mënyrë fëmijërore. Në minutat e fundit ekipi u shthur. Dakord donin një gol tjetër për të qetësi, por duhet të mendosh dhe për mbrojtjen. Një gabim në vendosje hodhi dëm mundin e 98 minutave”, tha Dabulla.